Teksa e ushqen me gji, Arbana Osmani publikon foton e ëmbël me Diellin

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë gjashtë muaj më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit e pagëzoi me emrin e veçantë Diell.

Përgjatë këtyre muajve Arbana është treguar shumë e rezervuar rreth vogëlushit, duke publikuar shumë rrallë foto në rrjete sociale.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme moderatorja ka bërë një përjashtim. Ajo ka publikuar foton më të ëmbël me Diellin në krahë, teksa e ushqem me gji.

Kujtojmë që Arbana ka dhe një djalë të quajtur Jon, nga martesa e parë me biznesmenin Ardit Kero.


Shtuar 3.04.2021 12:14