Sot mbush 88 vjeç, kryeministri Rama uron Ismail Kadarenë me vargjet e poezisë së njohur

Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare ditën e sotme më 28 janar feston 88-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për shkrimtarin tonë nuk ka munguar edhe urimi i kryeministrit, Edi Rama.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka postuar edhe një video të shkurtër të poezisë së njohur të shkrimtarit ‘Në parkun që mbuluan fletët”, e cila është kthyer edhe në këngë.

“Edhe 100”, shkruan Rama krahas videos në Facebook.

https://www.facebook.com/watch/?v=718473770425122


Shtuar 28.01.2024 11:08