Shtohen mungesat në sulm për Rejan, dyshime edhe për Hysaj

Shqipëria me një tjetër mungesë në sulm në sfidën e fundit në grup ndaj Andorras, ndeshje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë përsa i përket rekordit të pikëve dhe sigurimit të vendit të 3-të në grupin I kualifikues.

Bekim Balaj ka shfaqur probleme në seancën e fundit stërvitore dhe nuk do të jetë pjesë e sfidës ndaj Andorrës, me trajnerin Reja që shto edhe mungesat e Cikalleshit i skualifikuar dhe Brojës të dëmtuar do të ketë vetëm 3 alternativa në sulm, Myrto Uzunin që luajti ndaj Anglisë dhe dy lojtarët e grumbulluar sëfundmi Ernest Muçi dhe Taulant Seferi.

Ndërkohë burime të Supersport zbulojnë që edhe kapiteni Elseid Hysaj ka shfaqur dyshime dhe është në pikëpyetje për sfidën e së hënës.


Shtuar 14.11.2021 21:47