Ishim mësuar shpesh të shihni situata të tilla, mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve në facebook, por një situatë e ngjashme tanimë ka ndodhur me Mininistrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Manja është përplasur me një prej ndjekësve të tij. Qytetari nga Maqedonia e Veriut ka bërë një koment në statusin ku ministri flet për diskriminim dhe legalizimin e kanabisit, ku i shkruan shkurt: Hup mor bërllok (Shko mor plehrë”.
Ndër Manja i përgjigjet gjerë e gjatë duke e qujtur qyteteri gjakpërzier.
“Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje.
Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je , as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e pëzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet !”, shkruan Ulsi Manja në përgjigjen e tij.