Shefi i sigurimit të Ukrainës mohon sulmin ndaj depos së naftës në Rusi: Është kryer nga vetë ata

Shefi i sigurimit të Ukrainës ka mohuar se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në Rusi këtë mëngjes. Tashmë kanë dalë në dritë më shumë detaje nga komentet e Oleksiy Danilov.

Duke folur në televizionin ukrainas, Danilov la të kuptohet se sulmi mund të jetë kryer nga rusët të pakënaqur me luftën, dhe ai tha se incidente të ngjashme ka të ngjarë të pasojnë.

“Shoqëria e Federatës Ruse ka filluar të kuptojë diçka”, tha ai.

Më herët, guvernatori lokal në Belgorod ia atribuoi sulmin e së premtes dy helikopterëve ukrainas, të cilin Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës as nuk do ta konfirmonte dhe as nuk do ta mohonte.

Danilov komentoi gjithashtu deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov se raportet për një sulm ukrainas në depo nuk ishin të favorshme për bisedimet e paqes.

“Kur ata vrasin fëmijët tanë, gratë tona, a është kjo e favorshme për bisedime? Kur ata bëjnë kërdinë në territorin tonë?” pyeti ai./albeu.com