Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencë për mediat ku ka folur për një sërë çështjes, e një ndër to ishte edhe ajo e Presidentit.
Beisha ka zbuluar se Partia Demokratike nuk do ta bojkotojë seancën e ditës së nesërme, ndërsa do të jenë aty për të votuar kundër.
“Është detyrë e opozitës t’i japë Ramës një përgjigje të merituar. Nesër do të jemi në seancë për të votuar kundër, nuk do e bojkotojmë. Do luajmë rolin tonë”, ka thënë ish-kryeministri./albeu.com