Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku humbën jetën 4 persona.
Viktimat janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia Karaj, 16 vjeçe.
Shkumbin Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Almenia Karaj raportohet se ishte partnerja e tij dhe të dy ishin fejuar së fundmi.
Paraprakisht shkak për aksidentin e rëndë, ku u përplasën dy mjete, dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin makinat.