Kamionçina përplaset me trafikndarësen në Mjull Bathore, ndërron jetë drejtuesi i mjetit (VIDEO)

Paraditen e sotme në Mjull Bathore një kamionçinë e cila ishte ngarkuar me viça është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, i cili nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pë sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

 


Shtuar 31.08.2022 09:42