Rrahu nënën e tij, prangoset 27-vjeçari në Divjakë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi akuzohet për “dhunë në familje”.

I riu me inicialet XH.DH, banues në Divajkë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin Xh. Dh., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/