Edhe ditën e sotme nuk do të ketë ndryshim të kushteve atmosferike. Gjatë gjithë ditës do të kemi rebeshe afatshkurta. Sasitë e reshjeve edhe ditën e sotme janë të konsiderueshme, kryesisht në veri edhe në qendër, shumë më pak në jug të vendit.
Pavarësisht reshjeve, temperaturat kanë pësuar një rënie shumë të lehtë. Gjatë ditës së sotme do të jetë shpesh herë zagushi. Temperaturat vazhdojnë të arrijnë 17 gradë celcius.
Pjesën e dytë të ditës pritet të dobësohet ndjeshëm edhe shpejtësia e erës.
Edhe dita e nesërme nuk sjell ndryshim në tablon sinoptike. Të shtunën kemi prezencë të reshjeve të dëborës, të pakta në mbi 900 metër lartësi nga niveli i detit.
Ditën e diel do të ketë sërish reshje dëbore në sasi të pakta, në një pjesë të mirë të zonës malore.
Ndërsa dita e hënë një shkëputje të reshjeve. Kemi vetëm momente të shkurtra me reshje krejt të papërfillshme dhe këto në zonat të izoluara. Kryesisht veri, veri-lindja.
Vlerat termike gjatë ditës së nesërme shënojnë një rënie drastrike, duke qenë se vlera minimale sot është rreth 5-6 gradë, gjatë ditës së nesërme zbresim në 1 gradë. Gati 5 gradë rënie në të dy vlerat termike.
Dita e diel është ajo që thellon sërish rënien e temperaturave, pra do të kemi gjatë të shtunës dhe të dielës, por edhe ditën e hënë një “dimër 3 ditor” brenda pranverës.
-1 gradë celcius arrin temperatura minimale të dielën dhe të hënën pak a shumë njësojë.
Pra edhe dita e sotme do të mbetet e ngrohtë dhe me reshje, ndërsa nga nesër dhe në vijim të paktën deri të hënën do të ndjejme dhe do të na duket sikur jemi rikthyer sërish në kushtet e dimrit, bën me dije meteorologia Tanja Porja./albeu.com/