Rrebeshe shiu, dëborë dhe erë, ky është moti për ditën e sotme (FOTO LAJM)

Ditën e diel e deri të hënën në mesditë reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.

Ato do të vijnë në formën e rrebesheve me rrufe kryesisht në veriperëndim të territorit. Reshjet e dobta të borës do të prekin alpet.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata e vrullshme. Era e ngrohtë do të sjellë rritje të temperaturave si dhe shkrirje graduale të dëborës.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 dhe 5 ballë./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 07:43