Reagon Shkëlzen Berisha nga protesta: S’kam besim te drejtësia që mban të burgosur liderin e opozitës

Djali kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha, është shprehur se ishte i pranishëm sot në protestë si demokrat.

I pyetur nëse njëlloj si motra e tij Argita ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar.

Shkëlez Berisha akuzoi po ashtu drejtësinë që, sipas tij, është e kapur nga politika.

“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë.”


Shtuar 11.07.2024 22:41

Tags: ,