Rama në Podcast me 3 mësuese: Arsimi profesional si alternativën e sigurt për integrim në tregun e punës

Arsimi Profesional dhe tërheqja e të rinjve në përzgjedhjen e tij, si një rrugë alternative e sigurtë për ta, për t’u integruar në tregun e punës, vijon të mbetet një nga objektivat e qeverisë në fushën e arsimit.

Në Podcast-in e sotëm, me tre mësuese në gjimnaze të ndryshme të vendit, dy Matematike dhe një e Gjuhës Shqipe, kreu i qeverisë përsëriti sërish nevojën për arsimin profesional.

‘Të shtyjmë reformën për arsimin profesional që tu japim mundësi nxënësve të fokusohen në një profesion pasi s’do të bëhen të gjithë shkencëtarë, juristë, ekonomistë etj, ka nevojë shoqëria, shteti që të ketë një armatë profesionistësh të të gjitha llojeve.’- tha Rama.

‘Detyra jonë është të nxjerrim në pah talentin e fëmijëve. Të gjithë nxënësit janë shumë të mirë. Nxënësit janë më mirë se kur kemi qenë brezi jonë. Kanë më shumë burime informacioni dhe janë më të hapur. Sot nxënësit kanë mundësi të aplikojnë në universitete në të gjithë botën.’- u shpreh një nga mësueset e matematikës e ftuar në Podcast me kryeministrin Rama.

Njëkohësisht edhe mësuesja e Gjuhës Shqipe, e gjimanzit ‘Sami Frashëri’, tha se arsimi profesional është vlerë.

‘Është vlerë arsimi profesional pasi do të sqaronte nxënësit. Mbaroi ajo fryma që po të dërgoj në fakultet. Po i harxhon kohën më të mirë.’- u shpreh mësuesja.

Rama: Po e lë pa armë, e nxjerrë në rrugë të çarmatosur. Të zotëroj një instrument që të bëhet i vlefshëm për dikë tjetër.

 


Shtuar 27.04.2024 09:42