Rama kalon në filtër punën e ministrave, takim dy ditor në Lezhë

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Rama do të mbledhë nesër dhe pasnesër ministrat, drejtorët dhe krerët e PS-së në Shëngjin në kuadër të një vlerësimi të punës së vitit 2023 dhe të objektivave për vitin aktual.

Mbledhja, e quajtur edhe si “retreat” do të ketë në fokus analizimin e punëve të bëra gjatë 2023 dhe objektivat e vitit 2024,për shkak së bëhet fjalë për njëvit elektoral.

Zgjedhjet e përgjithshme priten në fillim të vitit 2025 dhe 2024 konsiderohet si një vit elektoral.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrat, drejtorët e drejtorive të rendësishme si edhe krerët e Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes do të bëhet edhe një vlerësim i performancës së ministrave dhe drejtorëve për vitin që lamë pas.

Kujtojmë se në konferencën tradicionale të fundvitit, kryeministri numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023.

Sipas tij, një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike, etj.

Rama tha se rritja ekonomike e këtij viti i kalon parashikimet, ku ka ndikuar edhe bumi masiv i turistëve.

Ai  u shpreh gjithashtu se ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot vendi ka një papunësi që është më e ulta e të gjitha viteve deri tani. /albeu.com


Shtuar 8.01.2024 12:07