Sot shënohet 11 vjet nga protesta e 21 janarit ku mbetën të vrarë me armë 4 protestues. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministra, deputetë dhe familjarë të viktimave kanë zhvilluar sot homazhe duke vendosur karafila në vendon ku u vranë protestuesit, te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Kujtojmë se më herët, përmes një postimi në Faceook, Rama shprehu bindjen se drejtësia e re do të veprojë për vrasjen e protestuesve.
Çfarë ndodhi më 21 janar
Ngjarja e 21 janarit të vitit 2011 është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Protestues të shumtë iu drejtuan kryeministrisë duke kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria. Vendi në atë kohë ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe Garda e Republikës nga aty ku u qëllua ndaj 4 qytetarëve që mbetën të vdekur ishte nën komandën e Ndrea Prendi.
Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u shpallën “Dëshmorë të Atdheu” në përkujtimoren e 10-të. Si çdo vit edhe këtë 21 janar nuk do të mungojnë homazhet nga familjarët dhe politikanët në vendin ku u vranë protestuesit. Padyshim që 21 janari është një ndër ngjarjet më të rënda në Shqipëri ndërsa familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi, pasi kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë dhe vijon të prodhojë debate.