Rama apel drejtësisë: Anëtarësimi në BE varet edhe nga puna juaj, mos ua mohoni fëmijëve Shqipërinë Evropiane

Gjatë fjalës së tij para ambienteve të kryeministrisë,  Rama kërkoi nga drejtësia e re që të jap kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe tu mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen evropiane.

“Dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ua mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë politike”, tha Rama.

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, sot në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa opozita mungonte.


Shtuar 20.07.2022 09:13