Ra aksidentalisht apo e shtynë? Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali kthehet në mister pas autopsisë, marrin kthesë hetimet

Hetimet për vdekjen e një punëtori shqiptar në Itali 5 ditë më parë kanë marrë një kthesë tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Komunën Montecatini Val di Cecina, në Piza ku shqiptari humbi jetën si pasoje e rënies nga një shkallë në kantierin e ndërtimit ku po punonte.

Sipas medieve italiane, 38-vjeçari Bektash Mesje u gjet i vdekur brenda një ndërtese ku po punonte në Mocajo pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash.

Por trupi i tij është zhvendosur nga vendi i rënies dhe kjo ka ngjallur dyshimet e hetuesve.

Sipas gjetjeve të para të autopsisë, 38-vjeçari nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës.

Hipoteza e parë gjen konfirmim e mbështetur nga një sërë elementësh siç është edhe lëvizja e trupit.

Një person ka rënë nga një skelë 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër. për çfarë arsye? Aksidentalisht? Simulim i një rënie në dukje aksidentale?

Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte 38-vjeçari dhe një person tjetër, 45 vjeç, po me origjinë shqiptare.

Pse do ta kishin lëvizur trupin?

Gjithçka tregon idenë e fshehjes ose simulimit të vdekjes për arsye të tjera. Cilat arsye? Sheshi i ndërtimit jo sipas standardeve apo punëtor pa kontratë? Dhe dy të dyshuarit i ka zënë paniku aq sa kanë lëvizur trupin?

Hetimet po vijojnë nga ana e policisë italiane për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes./Abcnews.al

Shtuar 23.11.2022 11:40