“Pse janë veshur si për dasmë në Dragostunjë?” Olti Curri ironizoi banorët e Big Brother, kreu i PD së Librazhdit nuk ja “përton” blogerit (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme blogeri Olti Curri ironizoi përmes një postimi në rrjetet sociale mënyrën sesi ishin veshur 4 finalistët e ‘Big Brother VIP’.

“Pse janë veshur si për dasmë në Dragostunjë të Librazhdit”, shkruante Curri.

Por deklarata e fortë e tij nuk u prit aspak mirë nga qytetarët.

Njëri prej tyre ishte edhe kreu i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto.

Vreto e cilëson Currin si një njeri apatik i cili nuk mund të tallet me një zonë të mrekullueshmë dhe me njerëz të shkëlqyer që bëjnë diferencën kudo ku shkojnë.

“Inferjor në veshje, në jetë e kudo është ky apatiku me probleme psikomotore dhe mendon se tall apo përçmon një zonë të mrekullueshme si Dragostunja me njerëz të shkëlqyer që dinë të bëjnë diferencën kudo shkojnë. Merreni me sportivitet Librazhdas se nuk zhbëhen vlerat tona nga individë si currilat ( e dini mirë kujt i themi curr në anët tona) që i bëjnë hije tokës”, shkruan Vreto./albeu.com/


Shtuar 19.02.2022 18:36