“Pres vetëm Krishtlindjet”, Olsi Bylyku baba për herë të parë? Partnerja tregon të vërtetën (FOTO LAJM)

E fejuara e aktorit të humorit, Olsi Bylyku, Egli Tako, ka treguar nëse Olsi do të bëhet baba për herë të parë.

E pyetur në instagram nëse pret një fëmijë në fund të këtij viti, ajo është përgjigjur se për fundvit pret vetëm Krishtlindjet.

“Më duket se po pret një beb. Ndoshta prandaj të vjen gjumë”, është pyetja e komentuesit.

“Hahahahah jo jo, po pres vetëm Krishtlindjet këtë periudhë”, është përgjigjur Egli.

Kujtojmë se Olsi Bylyku është në një lidhje afatgjatë më Egli Tako, e cila gjithashtu është një fashioniste e zonja dhe pëlqehet shumë nga publiku edhe për muzikën që bën./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 20:54