Plagosje me thikë në Durrës, “Shqiponjat” vihen në ndjekje të autorit

Dy persona janë konfliktuar në Durrës në lagjen nr.13.

Gjatë përleshjes, njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin.

Sipas të dhënave, nga grupet hetimore bëjnë me dije se, forcat Shqiponja janë vendosur në ndjekje të autorit.

Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen.