EMRI/ Plagosi aksidentalisht 15-vjeçarin dhe më pas fshehu armën e zjarrit, arrestohet 21 vjeçari në Dibër

21-vjeçari Korab Visha  është arrestuar në Dibër, pasi plagosi aksidentalisht me armë zjarri një 15 vjeçar dhe më pas fshehu armën.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe Alfred Lita për moskallëzim krimi.

Policia ka arritur të gjejë të fshehur në mal 2 armë, një kallashnikov dhe një pushkë.

Njoftimi:

Plagosi aksidentalisht, me armë zjarri, 15-vjeçarin, dhe më pas fshehu armën e krimit, Policia e Dibrës zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 21-vjeçarin.

Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia gjen të fshehura në mal, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, i dëmtuar, dyshohej me armë zjarri, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, të kryera nga grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi K. V., 21 vjeç, mbi fshatin Ceren, në njësinë administrative Kala e Dodës, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjecarin, banues në fshatin Ceren, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjecari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 21 vjeç, banues në fshatin Ceren, Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A. L., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.11.2022 10:36