Përndiqte dhe dhunonte të dashurën, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme të dashurën e tij. Gjithashtu akuzohet se e ka dhunuar.

Në pranga ka rënë E.N.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 17.11.2023 13:04