Përleshje mes adoleshentëve në Kamëz, dy në spital

Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme mes disa adoleshentëve në Kamëz, duke bërë që dy prej tyre të përfundojnë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa të tjerët në komisariat.

Bëhet me dije se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe sipas “bluve” gjatë përplasjes janë përdorur edhe sende të forta të cilat kanë shkaktuar dëmtimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.