Ndërsa po fliste për krizën energjetike, pa dritat e hotelit në Pogradec ku është mbledhur me qeverinë dhe kryebashkiakët dhe e mori si shembull për të treguar sesi nuk kursehet.
“Për ca arsye duhen të jenë dritat ndezur në këtë hotel, pasi pronarit nuk I vjen fatura e merituar. Se po t’i vinte edhe librat do t’i lexonte me neonin e rrugës”, tha Rama.
Më pas u drejtua nga kryebashkiakët: Që nga bashkitë, i keni parë shpenzimet elektrike nëpër bashki? Shikojini. S’po them bëhuni si unë, që gjëmoj sustave për të fikur dritat në kryeministri edhe kur s’ka krizë. Ky mentalitet i të jetuarit në një moment shumë të vështirë për të gjithë botën dhe jo vetëm për ne, duhet të kultivohet pak. Të bëjmë ca të mundemi”, tha Rama./albeu.com