Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka komentuar tenderin e qenve, i cili “i bëri gropën” ish-kryebashkiakut kuksian Safet Gjici.
Në një konferencë me gazetarët Berisha u ndal te minimumi jetik dhe theksoi se varfëria është rritur, ndërsa bëri me dije se më shumë po paguhet për një qen (duke iu referuar tenderit) se sa për një person.
Berisha: Të refuzosh minimumin jetik, tregon se së paku nuk ta ndjen për ta, por ata janë shumë. Ju e keni konstatuar, të gjitha statistikat tregojnë se varfëria është rritur dhe është përgjysmuar ndihma ekonomike. Kanë qenë 120 mijë familje në vitin 2013 dhe studimi tregonte se duhej të ishin edhe 180 mijë, pra duheshin të shtoheshin 60 mijë të tjera. Këta i kanë përgjysmuar dhe arrin puna që sot bashkitë paguajnë më shumë për një qen, paguajnë 60 mijë lekë për një qen dhe paguajnë 40 mijë lekë për një njeri.
Berisha u shpreh se duhet të mbrojnë me forcë çështjen e minimumit jetik pasi është një çështje që jep impakt të menjëhershëm.
Më tej, ish-kryeministri tha se nuk duhet të ketë shqiptar që mos ketë 200 euro në muaj dhe kjo sipas tij është një goditje e fortë e mjerimit, por edhe e varfërisë.
Tenderi që fundosi Safet Gjicin
Alma.K arriti që të sigueronte për 13 minuta tenderin e qenve në bashkinë e Kukësit. Në nëj video të bërë publike në media, Alma.K për 13 minuta kryen aktin seksual me Gjicin dhe më pas “siguron” edhe tenderin për kastrimin e qenve të Kukësit.
Pasi i dha “OK” për tenderin, Gjici kërkon nënkryetarin e Bashkisë që të përfundojnë proceduar.
Alam gjatë bisedës me Gjicin tregon se kostoja për një qen në një muaj shkon 60 mijë lekë të vjetra.
Pjesë nga biseda e Gjicit me Almën:
Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qen. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.
Punonjësi: Si veprojmë ne?
Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.
Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…
Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet
Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua
Alma K.: Se i kam në makinë telefonat
Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje
Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshje me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.
Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.
Alma K.: Ok se bashki e vogël është./Albeu.com.