Operacioni ndërkombëtar antidrogë “çmonton” grupin në Kurbin, mes 6 të arrestuarve edhe ish-shefi i policisë (EMRI)

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Gurdia di Finanza italiane.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Disa persona u shoqëruan në ambientet e policisë, ndërsa 6 u arrestuan.

Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i policisë, Arlind Ismailuka.

Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.

Trafikantët u kapën duke këmbyer kanabis me heroinë dhe kokainë dhe kur policia është afruar i kanë vënë flakën një veliere me qëllim fshehjen e provave.

Janë bllokuar 4 gomone.

Të arrestuar janë edhe shtetas të huaj, ndërsa ky grup kriminal trafikonte drogë në rrugë detare. Operacioni vijon ndërsa urdhër-arrestet janë lëshuar nga SPAK.

Ditën e sotme pritet që SPAK të dalë me një komunikatë zyrtare për këtë operacion./Albeu.com/