Operacion antidrogë i policisë shqiptare me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane, 10 të shoqëruar në Kurbin

Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar antidrogë.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.

Në momentin që forcat e policisë janë afruar trafikantët i kanë vënë flakën një veliere.

Detaje të mëtejshme për operacionin priten në vijim.

 


Shtuar 15.08.2023 21:18