Dy persona janë arrestuar në Durrës këtë të premte pasi akuzohen për dhunë në familje.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçar dhe një 62-vjeçar, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndajdjalit të mitur, ndërsa 49-vjeçari ka rrahur gruan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit bëjnë me dije se u arrestuan shtetasit N. T., 49 vjeç, banues në lagjen nr.17/1, Durrës, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe 62-vjeçari me inicialet F.M., banues në lagjen nr. 15 TË Durrësit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur”,
njofton policia.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/