Tre shqiptarë dhe dy ukrainas u arrestuan ditën e djeshme pas një operacioni të përbashkët të Guardia di Finanza me policisë e Vlorës. Një tjetër është shpallur në kërkim.
1 ton marijuanë, që po shkëmbehej në det të hapur u sekuestrua në vendin e quajtur Gjiri i Arushës.
Guardia di Finanza ka nxjerrë pamjet e drogës së sekuestruar dhe bën me dije se nëse do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.
Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.
Operacioni antidrogë nisi mbrëmjen e djeshme në brigjet e Santa Maria di Leuca , kur një helikopter i Guardia di Finanza, i cili kreu fluturimin për llogari të Frontex (Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare) vuri re tre persona në detin Jon të cilët shkarkonin pakot në një varkë me vela.
Ndërsa anija me vela, në të cilën ndodheshin dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, u ndalua nga mjetet e policisë financiare të Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga u bllokuan dhe ndaluan nga autoritete lokale.
Në pranga ranë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç .
Në bordin e anijes, e cila më pas u dërgua në portin e Città Bella, u gjetën 992 kilogramë kanabis, të ndarë në 153 pako, secila me peshë nga 6 deri në 8 kilogramë.