Ngjarja tragjike në Shkodër, reagon kryebashiaku Benet Beci: Polumbarët të bëjnë të mundur gjetjen e trupave! Të dënohet kushdo që nxiti këtë veprim

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku dyshohet se nëna me tre fëmijët e mitur është mbytur në lumin Buna, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti.

Reagimi i Becit:

“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë”


Shtuar 5.05.2024 19:04