Ndërsa po zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, shihet që i janë bashkuar dhe deputetë që janë kritikë ndaj ish-kryeministrit.
Mes turmave të protestuesve janë deputetët demokratë Grida Duma, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me nënkryetarin e kësaj force politike, Petrit Vasili.
Ata kanë dalë sot në shesh për të protestuar kundër qeverisë Rama.