EMRAT/ Nën hetim prej 4 vitesh, arrestohen dy persona në Sarandë për drogë

Policia ka bënë në pranga 2 persona që ishin nën hetim prej 4 vitesh për kultivim kanabisi.

Gjykata e Sarandës ka caktuar për Julian Gugën dhe Aleks Memën, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Ishin në hetim prej gati 4 vitesh, për prodhim dhe shitje në narkotikëve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme dhe atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasit në kërkim:

J. G., 45 vjeç dhe A. M., 51 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 3.08.2023 13:50

Tags: ,