Ndërtoi pa leje hotelin dhe e legalizoi, vetëdorëzohet në polici ish-kreu i Kadastrës në Sarandë (EMRI)

Është vetëdorëzuar në polici ish-Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve në Sarandë, Marile Murati. Ai akuzohet për ndërtimin dhe legalizimin e jë hoteli 7 katësh mbi portin e Sarandës.

Gjithashtu ndaj Muratit rëndojnë dhe dy akuza të tjera, pasi një muaj më parë ai ishte shpallur në kërkim edhe për ngacmim seksual, si dhe kërkim të favoreve seksuale për një vend pune.


Shtuar 27.03.2024 17:21