Skuadra kombëtare e Shqipërisë në futboll është grumbulluar për ndeshjen e radhës kundër Çekisë.
Mirlind Daku, sulmuesi kuqezi ka pasur një vizitore speciale në grumbullim, duke bërë që atmofera para ndeshjes të ndizet.
Sulmuesin nga Gjilani e ka vizituar bashkëshortja e heroit të Kosovës dhe njëherazi komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani.
Daku, në golin e shënuar kundër Polonisë një muaj më parë ia dedikoi golin “Katanës”, nofkë me të cilin thirrej Agim Ramadani gjatë luftës.
Tatuazhi i gdhendur në trupin e Daku-t bëri xhiron e medieve, me Shukrijen që ka takuar futbollistin. Një premtim i mbajtur nga të dy, që vjen vetëm dy ditë para ndeshjes kundër Çekisë.
“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.