Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Kosovë ka takuar përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Moroslav Lajçak.
Meta thotë se Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.
“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak.
Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.
Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shkruan Meta në Facebook./albeu.com