Lushnje/ Babai plagos me armë gjahu vajzën e tij dhe më pas vetëvritet (EMRAT)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë ku një 82 vjeçar me emrin Behar Musaku dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij Rudina Musaku, rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.]

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti


Shtuar 19.05.2024 16:08