Ministrja e Shtetit për Marrëdhënit me Parlamentin, Elisa Spiropali u përplas sot në Kuvend me kreun demokrat Lulzim Basha.
Spiropali u shpreh se Bashës i ka ardhur goja, ndërsa i kërkoi të zgjidhin hallet e shtëpisë së tyre (dituatën në PD) dhe jo t’I dalin në zot Kosovës sepse sipas saj këtë ka kush ta bëjë (duke iu referuar qeverisë).
Të lidhura
None found
Në përgjigje, Basha i kujtoi interpencën e kërkuar nga PD, për të cilën tha se “u varros” sepse kryeministri nuk do të japë llogari.
Elisa Spiropali: Sot më kujtuat një film socialist që doktori duhet ta diëj shumë mirë, ku disa diversantë e sigurimsa, merren me njëri tjetrin kush është armik e tradhtar. Dhe, doktor mund t’i shkojë shumë për shtat thënia “Memecit i erdhi goja”. Lulzimit i erdhi goja, dhe i erdhi hidhur. Nuk mund të merret në Kuvend me kryetaren e Kuvendit, kur hallin nuk e ka këtu, por te shpia e tij. Dhe, tentativapër të krijuar një narrative me heronj e tradhtarë, është më e rrezikshja dhe më e dëmshmja për Kosovën. E keni traditë të shëmtuar dhe nuk ka gjë më të dëshme. Smund të vini në lojë Shqipërinë. Ka kush i del për zot Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë, pasatj merruni me cështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova dhe institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës Shqipëria i del për zot Kosovës dhe ne na ka aleatëte më të fortë.
Lulzim Basha: Zonja Spirolali ke të drejtë, ka ardhur dita të thuash atë që ke ë mendje. Por nuk po bëhet për interest e mia, por jeni në shkelje të ligjit, pikërisht atë që keni bërë në Kukës. Të përcani opozitën.Ju nuk doni të flisni për Kosovën. Meqe flisni për Kosovën, ku e keni interpelancën. E vrarroset, sepse kryeministri nuk do të japin llogari. Kryeministri nuk e di që KFOR e ka nën kontroll veriun. Juve nuk ju intereson kjo, ju intereson ky teatër. Ditën teatër, natën kulla./albeu.com
