Lokalizohet autori që plagosi policin në Tiranë, pritet arrestimi i tij

Policia ka lokalizuar dhe pritet të arrestojë 42-vjeçarin Klerent Bozhanaj, që plagosi me armë zjarri efektivin e Policisë, Edlir Alleshi.

Mësohet se  autori Klered Bozhani është lokalizuar në Tiranë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi menjë plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi. Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 20.09.2023 21:31