Logo e re për 80-vjetorin e çlirimit, nga sot do të përdoret në të gjitha shkresat e institucioneve shtetërore

Duke filluar nga dita e sotme, të gjitha institucioneve të republikës së Shqipërisë, do u duhet të përdorin në shkresat zyrtare logon e 80-vjetorit të çlirimit.

Modelet e reja, përveçse në fletoren zyrtare, mund të gjenden edhe në faqen e internetit të drejtorisë së përgjithshme të arkivave.

Institucionet shtetërore janë të detyruara ta përçojnë këtë mesazh, përmes logos së miratuar, në çdo shkresë zyrtare, deri në fund të vitit 2024.

Në rast të mospërdorimit, do të ketë ndëshkime administrative të përcaktuara në ligjin për arkivat. 80-vjetori i çlirimit të shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga këshilli i ministrave.


Shtuar 29.04.2024 23:11