Vetëm 23-vjeç, ky është vrasësi i “të fortit” Behar Sofia

Djali që shikoni në foto është shtetasi i cili akuzohet dhe dyshohet se ka vrarë mes Tiranës Behar Sofinë.

23-vjeçari Ernejt Shyti është autori i vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në mes të Tiranës, ku u ekzekutua shtetasi Behar Sofia.

Burimet bëjnë me dije se autori e ka pranuar vrasjen dhe gjithashtu ka thënë për blutë se e ka kryer ekzekutimin me pagesë.

Në pranga kanë rënë edhe dy të rinj të tjerë nga Fushë Kruja që e kanë kontraktuar autorin e vrasjes dhe një person i katërt që ka kryer rolin e vëzhguesit për të gjetur momentin e për të kryer vrasjen.

Ernejt Shyti u ndalua ne Mal te Zi dhe u soll dje në mesditë në Tiranë. /albeu.com/

 

 

Shtuar 13.03.2021 10:03