Nuk pyet për shtet, Fjolla Morina shijon “muajin e mjaltit” në Dubai me biznesmenin (FOTO LAJM)

Fjolla Morina po “sfidon” hapur policinë duke publikuar foto nga pushimet e saj në Dubai, ku shihet krah bashkëshortit të saj, biznesmenit Fisnik Syla.

Ky udhëtim vjen pas lajmit që bëri xhiron e rrjetit ku thuhet se Fjolla Morina dhe Fisniku i kanë dhënë fund beqarisë dhe këngëtarja ka veshur fustanin e bardhë. Pra me një logjik të thjeshtë çifti po shijon muajin e mjaftit në Dubai.

Disa javë më parë, Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia ku po kryente dënimin “arrest shtëpie” për veprën penale trafikim armësh, e për pasojë u nis për në banesën e saj për një kontroll. Mirëpo, uniformat blu konstatuan se brenda në banesë nuk kishte asnjë person.

Pas kësaj ngjarje, Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete, së bashku me Fisnikun./albeu.com/

Shtuar 13.03.2021 10:03