Kanë dalë të tjera përgjime nga Dosja “Metamorfoza”, e cila çoi pas hekura biznesmenë, ish-prokurorë, ish-zyrarë të lartë të policisë, si dhe anëtarë të bandave në Shqipëri.
AlbEu.com ka siguruar një pjesë të dosjes, ku ajo që bie në sy është se si n qytetin e Shkodrës, oficerët e policisë përdoren nga gruipet kriminale për të sulmuar rivalët.
Nga përgjimet e bëra në aplikacionin “SKY” një një moment biznesmeni Pëllumb Gjoka i thotë Behar Brajoviqit që t’i kërkojë llogari nëndrejtorit të policisë së Shkodrës, se përse i ka çuar blindat në lagje.
Madje i kërkon t’i çojë një mesazh të fortë se kush del kundër Pëllumb Gjokës është hasmi i tij.
“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh si ata që vrasin me lekë, si ata që çojnë letra më të shti në burg”, i drejtohet Gjoka në një moment Brajoviqit.
/T.Halili/AlbEu.com/