“Kur do bësh gocën se u rrit çuni”, Klea Huta i jep përgjigjen epike ndjekësit (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, gjatë një bisede në Instastory me ndjekësit, Kleas iu drejtua pyetja: “Je shumë e mirë, kur do bësh gocën se u rrit çuni?”.

E irrituar nga kjo pyetje, Klea shkroi: “Në ask mbizotëron kjo pyetje. S’e kuptoj gjithë këtë interes. Çdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale në jetë. Dhe si mund të bëni një pyetje kaq personale (kjo ndodh përgjithësisht në vende e Ballkanit dhe në shoqëritë me mentalitet të ulët) që ndoshta dikë mund ta lëndojë shumë, sepse nuk po ngelet dot shtatzënë apo ka zgjedhur të mos mendojë për këtë, por të shijojë atë që ka ose thjesht nuk do”.

Duket se prioritet për Klean momentalisht është djali i saj i vogël./albeu.com

 


Shtuar 1.09.2021 09:06