Çdo turisti të huaj që ka bërë pagesën paraprake për të vizituar muzeun historik kombëtar do t’i kthehet vlera monetare e paguar.
Agjencitë turistike që operojnë në vendin tonë me guida për turistët e huaj pohojnë së kjo është e vetmja mënyrë për të proceduar pasi mbyllja e muzeut erdhi në mënyrë të papritur. Një biletë për të hyrë në muze ishte 500 lekë.
Numri i turistëve që zbarkojnë në vendin tonë po rritet nga viti në vit, ndërkohë që si alternativa të tjera operatorët kanë menduar muzeun etnografik apo edhe duke i adresuar në privat, pasi jeta kulturore në Tiranë është thuajse e ngrirë.
Mbyllja e Muzeut Historik Kombëtar erdhi si një vendim i shpejtë i pakonsultuar me grupet e interesit duke i vënë ata në vështirësi. Për 4 vite asnjë turist nuk do të njohë më dot historinë e vendit tonë në të gjithë epokat e saj.