ZGJEDHJE 2021/ Numërohen mbi 45,3% e kutive në vend, ka një rritje të lehtë të opozitës

 

Mbi 45.3% e votave (2355 kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste. Me 330086 vota (49.18% ose ndryshe 69 deputetë). 

Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë mjaft të favorizuara në zonën e Veriut. PD-ja ka 261164 vota (38.91% ose ndryshe 54 ulëse), ndërsa LSI-ja ka 47930 vota ( 7.14%).

Partia e katërt në rang vendi është PSD-ja e Tom Doshit me 13797 vota, ose 2.06%.


Shtuar 26.04.2021 14:43