Presidenti i Republikës do të mbajë pasditen e së shtunës një konferencë për shtyp gjatë së cilës njofton se do të jetë i hapur për pyetje.
Në një postim, kreu i shtetit njofton ndjekësit e tij në mediat sociale se në respekt të tyre por edhe të delegatëve të Kongresit të PS-së, do të flasë sot në konferencë në përgjigje ndaj atyre që i cilëson si “shpifje të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve”.
REAGIMI I METES:
Të dashur qytetarë,
Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje.
Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook.