Dy drejtues mjetesh janë konflikuar në Kamëz pasditen e sotme.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit, ndërsa policia po punon për kapjen e një prej të përfshirëve në sherr që është i paidentifikuar.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/ Informacion paraprak
Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.
Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.