Ditën e Shtunë datë 2 Nëntor 2024 Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me bekimin e Kryepiskopit Anastas në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut organizoi fushatën e dhurimit të gjakut për të gjithë personat e sëmurë që aq shumë kanë nevojë për të.
Dhurimi i gjakut u ofrua në ambientet e katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë tek Salla e Rinisë.
Fushata u zhvillua nën moton: “Më i lumtur është ai që jep, sa ai që merr”, siç na mëson Zoti ynë Jezu Krisht ta duam të afërmin tonë si veten tonë.