Kërkuan zbutje dënimi, GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Rrjepajn dhe Rrapajn

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest meburg për ish-zv.Ministrin e Shndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir RRapaj.

Rrjepaj dhe Rrapaj akuzohen për koncensionin e sterilizimit.

Ata kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën arrest me burg.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Informacion dy mujor mbi nevojat e sigurimit në kuadër të procedimit penal Nr. 13 të vitit 2020, për personat nën hetim K.R dhe I.R hetuar me masësn e sigurimit “Arrest në burg” si dhe për personat nën hetim M.S dhe S.K hetuar me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancën gjyqësor të datës 06.11.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, personat nën hetim K.R, I.R dhe S.K kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë, ndërsa personi nën hetim M.S kërkoi revokimin e masës së sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale vendosi:

Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimR me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimR me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimS me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetimK me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 06.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar


Shtuar 6.11.2023 16:17