Debat të ashpër në Kuvend ka pasur mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kreun të PD-së Sali Berisha.
“Po shoh që ke bërë gati laptopin, po nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona. Po merremi me pensionistët, do indeksojmë pensionistët. Ata presin nga ne, ju prisni nga këta doctor se as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të durojmë”, tha Spiropali.
Ndërkohë, Berisha denoncoi një rast privatizimi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Ai tha se dhoma e zhveshjes për fëmijët që luanin futboll, ishte privatizuar dhe i ishte dhënë vjehrrit të Elisa Spiropalit me ndikimin e kësaj të fundit.
“Nëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit, shih ata që ka përreth. Por kam një problem të dytë. Meqë zonja u gozhdua te pensionistët, nuk mund të mohohet se ajo ka një dhembshuri patologjike për një pensionist të vetëm. Kjo dhembshuria jote për pensionistët konkretizohet në mënyrë të mrekullueshme. I lë fëmijët të zhvishen në të ftohtë, ndërsa ndërtesa është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Spiropali”, tha Berisha.
Një përgjigje të menjëhershme ka dhënë Spiropali, duke i thënë se nuk e kupton sesi SPAK nuk sheh si kompleksi Partizani është gllabëruar nga familjarët e Berishës.
“Kur përmend fushat, ka kompleksin Partizani që ia dha familjarëve me topa e toka, pa asnjë kujdes për lidhin dhe fytyrën e tij. Një pyetje kam, more këtij SPAK nuk e ka parë atë dosje, nuk e di ky si janë gllabëruar nga dhëndri, soji dhe solloroti aty, dhe së bashku me ato klithmat e të vjedhurve dhe të vrarëve i ka patë aty dhe shpresoj një ditë ti shikojë.